Drejtori i RTK-së, Mentor Shala: Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, që ka tronditur tërë lagjen

29.08.2016 00:16:20

Drejtori i RTK-së Mentor Shala konfirmon  se shtëpia e tij në Matiçan është sulmuar me një mjet shpërthyes e që supozohet të jetë bombë dore.

Sipas tij shpërthimi ka qenë i fuqishëm, ndërsa bomba është gjuajtur prapa shtëpisë.

“Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, që ka tronditur tërë lagjen. Mjeti shpërthyes është hedhur prapa shtëpisë sime. Në shtëpi kemi qenë e gjithë familja. Fatmirësisht nga ky shpërthim askush nuk është lënduar”, tha Shala për KosovaPress.

Ai po ashtu konfirmoi se Policia ka gjetur siguresën e mjetit shpërthyes për të cilin ende nuk ka konfirmim zyrtar se për çfarë mjeti bëhet fjalë.

Shala nuk ka dashur që të komentoj ëmë shumë rreth rastit ndërsa tha se Policia është në vendin e ngjarjes duke hetuar për rastin.