Drejtori i shkarkuar i SHSKUK-së thërret konferencë për media

06.07.2020 21:29:58

Drejtori i shkarkuar i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), Basri Sejdiu, ka thirrur konferencë për medie të martën.

Ish-drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor të Kosovës, Basri Sejdiu ka thirrur për nesër një konferencë për media në ora 11.00, pas shkarkimit të tij nga ana e bordit të këtij institucioni.

Në vend të Basri Sejdiut është emëruar infektologu Valbon Krasniqi si ushtrues detyre.

Shkarkimi i Sejdiut erdhi pas vdekjes së gjashtë pacientëve me COVID-19 në Klinikën Infektive për arsye ende të paqarta.