Drejtori rajonal i policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi priti nxënësit e SHFMU “Ekrem Rexha” të fshatit Lubizhdë

30.01.2018 21:40:40

Me 30.01.2018 rrethe orës 08:30 Parlamenti i nxënësve te SHFMU “Ekrem Rexha” te Fshatit Lubizhd/Prizren i kanë ber një vizite Drejtorisë Rajonale te Policisë se Prizrenit.

Gjatë kësaj vizite dyorshe, nxënësit u pritën nga personeli i DRP-ës, nga të cilët u informuan për punët dhe detyrat e përditshme policore. Nxënësit shfaqën interesim të jashtëzakonshëm dhe parashtruan pyetje të shumta duke dëshmuar interesim dhe pjekuri më të lartë sesa pritej nga nxënës të kësaj moshe.

Gjatë vizitës Drejtori i DRP. Prizren, nënkolonel Nexhmi Krasniqi, i priti në zyrën e tij dhe pas një bisede të gjatë dhe miqësore, nxënësit i dhuruan një punim art figurativ kushtuar policisë kurse drejtori i DRP-ës të gjithëve iu dhuroj nga një stilolaps dhe kalendar me simbolet e Policisë së Kosovës.

Nxënësit shprehën kënaqësinë e tyre për mikpritjen dhe gatishmërinë e zyrtarëve të policisë për të kënaqur kureshtjen e tyre lidhur me detyrat dhe misionin e Policisë së Kosovës.

Në fund nxënësit morën disa fotografi të përbashkëta me policinë dhe shfaqën dëshirën për mundësimin edhe të  vizitave tjera të këtilla që do të kishin ndikim të madh në ngritjen e nivelit të bashkëpunimit të ndërsjellë por edhe rol të rëndësishëm në edukimin, ngritjen e besimit dhe afrimin e nxënësve me policinë.