Drejtoria e Inspeksionit rrënon objektin pa leje

18.08.2016 15:24:41

Drejtoria e Inspeksionit të Komunës së Prishtinës po vazhdon me punët e përditshme në terren, duke evidentuar parregullsi dhe duke ndërmarrë masa në secilin rast.

“Inspektorët nga Sektori i Ndërtimit kanë evidentuar ditë më parë ndërtimin pa leje të një aneksi të shtëpisë në “Lagjen e Profesorëve”. Palës i është lënë thirrja për paraqitje në Inspeksion, dhe pasi nuk është përgjigjur, i është lënë Aktvendimi përmes të cilit urdhërohet që menjëherë të fillojë rrënimin e aneksit përkatës, dhe ta kthejë hapësirën në gjendjen e mëparshme”, thuhet në njoftimin për media.

Meqë një gjë e tillë nuk ka ndodhur, Drejtoria e Inspeksionit ka ndërmarrë sot aksion duke e penguar degradimin e mëtutjeshëm dhe duke rrënuar atë aneks, ashtu siç do të veprojë në secilin rast ku ka shkelje të tilla.

 

 

unnamed (2)

unnamed (3)unnamed (4)