Drejtuesit e lartë të policisë hetohen për bashkëpunim me kultivues droge

11.08.2016 23:03:37

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur një hetim të paprecedentë ndaj drejtuesve të lartë të Policisë. Ky hetim ka nisur pas sinjalizimit se kultivimi i kanabisit në të gjithë vendin po bëhet nën mbikëqyrjen e efektivëve të drejtuesve të lartë të Policisë.

Për pasojë, Prokuroria ka nisur hetimet për drejtorët dhe shefat e komisariatit në të gjithë vendin, të gjithë të dyshuar për bashkëpunim me kultivuesit e drogës. Bazë e hetimeve të Prokurorisë, mësohet se do të jenë faktet dhe denoncimet e bëra nga Partia Demokratike.

Sipas partisë më të madhe në opozitë, informacionet e publikuara në media janë marrë nga shërbimet e huaja informative dhe ato vendase.

Emrat e drejtuesve të lartë të Policisë, të denoncuar nga PD

Policia Qarku Tiranë

Ervin Hodaj, Drejtor i Policisë Vendore, Tiranë

Ermal Muca, Zëvendësdrejtor i Policisë Vendore Tiranë

Arben Skëndo, Drejtor i SHÇBA-së

Robert Haskaj, Specialist i SHÇBA-së

Demaliaj, Inspektor i Policisë, Tiranë

Alban Ahmetaj, Inspektor i Policisë, Tiranë

Hysni Mancaku, Ish-agjent i Krimeve, Tiranë

Qarku Berat

Fatmir Lleshi, Drejtor i Policisë Vendore, Berat

Afrim Tafa, Ish-Drejtor i Policisë Vendore, Berat

Ferdinand Dusha, Shef i Komisariatit të Policisë, Skrapar

Learton Hoxha, Shef i Komisariatit, Berat

Qarku Dibër

Edmond Targaj, Drejtor i Policisë Vendore, Dibër

Robert Aga, Zëvendësdrejtor i Policisë Vendore Dibër

Henrigert Mitri, Shef i Komisariatit të Policisë, Burrel

Qarku Durrës

Erjon Ismailaj, Shef i Komisariatit të Policisë, Krujë

Qarku Çë

Dritan Lena, Drejtor i Policisë Vendore, Çë

Qarku Korçë

Ajet Zyberi, Drejtor i Policisë Vendore, Korçë

Dashamir Spaho, Drejtori i Kufirit, Korçë

Robert Ibraimi, Shef i Komisariatit, Ersekë

Erjon Birce, Shef i Komisariatit, Devoll

Arian Hoxha, Shef i Komisariatit, Maliq

Qarku Vlorë

Jeart Çela, Drejtor i Policisë Vendore, Vlorë

Doganat

Besmir Qebini, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Doganave