Drekë në qendrën për të moshuarit nga kuzhina popullore në Prishtinë

31.12.2018 18:41:32

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se sot nga kuzhina popullore kanë shërbyer drekë në qendrën për të moshuarit Tophane/Kodra e Trimave/Medrese.

“Pensionistët gjithmonë na përkujtojnë se solidariteti, barazia e mirëqenia janë vlerat kryesore që duhet ndërtuar”, ka shkruar Ahmeti, duke treguar se kërkesa kryesore e pensionistëve ishte të kenë figura më të mëdha të shahut.