Drenas: Lopët e ngordhura u hodhën në përrua, banorët ndihen në rrezik (Video)

24.07.2016 18:49:05

Në Shtrubullovë të Drenasit dikush i hodhi në një përrua dy bagëti të ngordhura.

Banorët po kërkojnë nga autoritetet komunale që të merren masa pasi po frikësohen nga shpërndarja e ndonjë epidemie.