Dreshaj: Nuk e pranojmë vendimin e PZAP-it, do të ankohemi në Gjykatën Supreme

29.11.2017 15:03:40

Vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rivotim në komunën e Istogut nuk e pranon kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj.

Dreshaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se do ta pranonin vendimin vetëm për rinumërim, por jo për rivotim.

“Kjo është absurde të dërgosh një komunë për rivotim. Nëse do të bëhej rinumërimi i votave do ishte më logjike”, theksoi ai.

Ai gjithashtu tha se do ta dërgojnë çështjen në Gjykatën Supreme të Kosovës.

“Nuk i frikësohem askujt, prapë kam për ta mundur kundër kandidatin”, potencoi Gani Dreshaj.