‘Dritarja’ e diplomacisë në Siri mund të mbyllet së shpejti, paralajmëron SHBA-ja

29.09.2016 19:32:56

Dritarja e mundësisë për veprime diplomatike në Siri nuk është mbyllur ende, por mund të ndodhë së shpejti, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner.

“Ne nuk po përpiqemi ta mbyllim atë derë, por ajo çfarë ne kemi nevojë tani është një gjest nga Rusia dhe nga regjimi në mënyrë që të shfaqë besueshmërinë në këtë proces”, tha Toner në lidhje me kushtet e negociatave të paqes në Siri në Gjenevë.

“Mund edhe të themi një ditë apo ore të saktë se kur do të mbyllet, por mendoj se do të ndodhë shumë shpejt”, shtoi zëdhënësi, transmeton atsh.

Forcat e qeverisë siriane po përgatiten për të nisur një ofensivë tokësore të paprecedentë kundër Alepos me mbështetjen e aviacionit rus, ushtrisë iraniane dhe Hezbollahut të Libanit.

Pjesa lindore e qytetit të dytë të Sirisë ka qenë nën bombardimet intensive ajrore që nga e premtja e kaluar, ku me qindra njerëz janë vrarë, duke përfshirë rreth 100 të mitur.