Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka thënë se qyteti i Pejës po duket më madhështor me vendosjen e shtatores së kampiones olimpike, Majlinda Kelmendit.
Ai në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se çdo shqiptari të vërtetë do t’i rritet krenaria me arritjet e Majlinda Kelmendit.
“Sa madhështore po duket Peja sot. Shtatorja e Heroinës së gjallë zbriti në vendlindjen e saj. Aty ku lindi, u rrit dhe u ndërtua si sportiste, ku derdhi djersë e lot nga puna e sakrifica e saj sublime”.
Këtu keni statusin e tij të plotë: