Drunjtë shumëvjeçar zëvendësohen me beton dhe park në letër!

11.05.2018 16:06:25
Njëri ndër kryeqytet më të ndotura në botë, Prishtina, po meton që të ketë sa më shumë tym të veturave në zemër të qytetit. Kjo do të mundësohet pasi të nisë ndërtimi i parkingut nëntokësor tek Fakulteti Filologjik.

Është njëra nder hapësirat e pakta në Prishtinë që ka gjelbërim të përhershëm. Por, drunjtë që duken në fotografinë poshtë tekstit, brenda këtij viti do të zhdukën. Ata do të shkulën për t’i lëshuar vendin veturave që do ta ndotin Prishtinën dhe kafiterive e lokalëve të ndryshme. Bashkë me drunjtë do të zhduket nga aty edhe busti i Fehmi Aganit.

Që reagimi qytetare të jetë me e vogël për zhdukjen e drunjve dhe sjelljen e tymit e gazit në zemër të Prishtinës, kryetari Shpend Ahmeti tha sot se parkingjet nëntokësore që do të ndërtohen, sipër tyre do të jetë një park i madh. Pra, Ahemti po synon që të mbjell drunj dhe pemë të qëndrueshëm mbi beton!

Sot para palëve të interesuara në ambientet e Komunës së Prishtinës u prezantua projekti për parkingun nëntokësor tek Fakulteti Filologjik, parking ky që pritet të ketë kapacitet për së paku 500 automjete. U tha se edhe rruga “Xhorgj Bush” do të mbyllet dhe do të bëhet shëtitore.

“Investitori që do ta bëjë ndërtimin, ka për obligim që hapësirën mbi parking ta shndërrojë në park publik me qasje për gjithë, dhe ajo hapësirë më pas lidhet me shëtitoren që planifikohet të zgjatet nga sheshi deri tek udhëkryqi pranë Katedrales. Sipërfaqja e ndarë për këtë projekt është 13,990 metër katror, dhe me planin rregullues mund të shkohet në dy nivele nën tokë. Rreth 500 metra katrorë në këtë hapësirë, janë të ndara për pjesën komerciale, ashtu që të shfrytëzohet disniveli aktual që është brenda parcelës. Së shpejti, Komuna e Prishtinës do ta fillojë procedurën e kualifikimit, e cila i paraprinë procedurës së ofertimit për projektin në fjalë. Vlera e parashikuar për ndërtimin e këtij parkingu përmes Partneritetit Publiko-Privat është 12 milionë euro”, ka thënë Ahmeti.

Sipas projektit të Komunës, “Dyqanet nuk mund të ndërtohen në sipërfaqe. Megjithatë, në perëndim të lokacionit, topografia shfaq një pjerrësi natyrore në drejtim të trotuarit të rrugës “George Bush”, e përshtatshme për ndërtimin e dyqaneve”. Pra, çka do të thotë se do të shkulen të gjithë drunjtë shumë vjeçar skaje torturave.

Me idenë e Ahmetit është pajtuar edhe nënkryetari Selim Pacolli, i cili gjatë zgjedhjeve derisa prezantonte planin e tij për Prishtinën, atë hapësirë pretendonte ta kthente në një Qendër multi kulturore e multi fetare. Projekt i cili, sipas Pacollit ishte me i madhi i tij dhe se kushtonte rreth 140 milionë euro.

Sado që,Ahmeti këtë ide e shpalosi sot për media, të njëjtën e kishte prezantuar para dy viteve para shumë biznesmenëve. Ideja që të cilën në zemër të Prishtinës veturat ishte kundërshtuar nga shoqëria civile. Më pas Ahmeti nuk kishte mundur të merrej vesh as me Qeverinë për këtë projekt dhe gjithçka ishte heshtur për një kohë. Derisa, Selim Pacolli në cilësinë e njeriut të dytë në Prishtinë e përmendi që në atë hapësirë është mirë të ndërtohej “Xhamia qendrore”. Kjo ide ngjalli reagime tek shoqëria civile. Ndërsa, arkitektet mendonin se prapa idesë së riaktualizuar të Selim Pacollit për të ndërtuar xhami në kampusin universitar, fshihet Shpend Ahmeti, në mënyrë që të ngjallë pakënaqësi tek  shoqëria civile dhe  që më pas të realizojë planin e tij për ndërtimin e garazheve.

Më poshtë mund të shihni pamjet vizuale të Komunës së Prishtinës me pamje të gjelbërua, që duket të jenë mashtruese, pasi në atë hapësirë është hequr edhe objekti Katedrale për t’u dukur sa me shumë gjelbërim. Po ashtu, mund të shihni edhe gjendjen aktuale –Parkun me drunjë në Fakultetin Filologjik i cili do të zhduket:

32207301_10214314750636190_2160952751339601920_n32212794_10214314752836245_9207309138340610048_n32215125_10214314749956173_8239116728345296896_n32235654_10214314750116177_5234523982211842048_n32262793_10214314752236230_8687984890026655744_n32293490_10214314750516187_2812994929368760320_n

11112222233333333333333