Dua Lipa dhe Sunny Hill përkrahin Institutin ATOMI

09.08.2018 18:22:30

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa dhe Fondacioni Sunny Hill kanë përzgjedhur Institutin ATOMI si njërën nga organizatat e Kosovës, të cilat ky fondacion do t’i përkrahë me një donacion. Në një ngjarje të organizuar dje në Prishtinë, këngëtarja Dua Lipa dhe udhëheqësit e Fondacionit Sunny Hill kanë bërë ndarjen e certifikatave të donacionit për organizatat e përzgjedhura.

“Instituti ATOMI ndihet i vlerësuar dhe falënderon Dua Lipën dhe Fondacionin Sunny Hill për konsideratën që kanë treguar për Institutin ATOMI dhe për përkrahjen e ofruar.

Gjithashtu, Instituti ATOMI falënderon të gjithë ata që e kanë propozuar dhe nominuar Institutin ATOMI për të qenë njëra nga organizatat përfituese të kësaj përkrahjeje”, thuhet në njoftimin e institutit.