Dua Lipa publikon klipin e dytë të ‘Be The One’ (Video)

05.12.2016 23:20:45

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka publikuar klipin e dytë të këngës ‘Be The One’.

Kjo këngë e lansuar në emrin e kompanisë muzikore ‘Vevo’ menjëherë pas publikimit ka marrë vëmendjen e publikut për të parë ndryshimin nga klipi i parë i kësaj kënge.

Dhe, dallimi që u vërejt më së shumti ishte pjesëmarrja e aktorit me famë botërore Ansel Elgort.

Ky i fundit i njohur në filmin ‘Te fault in our stars’ ishte surprizë e këndshme për gjithë fansat e këngëtares.