“Dua t’i tregoj te gjithëve që jam sulmuesi më i mirë në Premier League”

03.08.2016 19:25:46

Sulmuesi i Liverpoolit, Daniel Sturridge në një intervistë të dhënë për “Liverpool Echo” ka treguar ambiciet qe i ka për sezonin e ri me skuadrën nga Anfieldi.

“Qëllimi im është të luaj me Liverpoolin dhe t’i tregoj vlerat e mija te ky klub. Do të vazhdoj të luftoj që të bëhem lojtar më i mirë dhe t’i tregoj të gjithëve që jam sulmuesi më i mirë në Angli” ka thënë sulmuesi anglez për “Liverpool Echo”.

26 vjeçari sezonin e kaluar pati shumë probleme me lëndime por përkundër kësaj ai ka shënuar 12 gola, me i bukuri nga këta ishte goli i finalës së Europa Legues ndaj Sevillës ku “Të Kuqtë” u mposhtën me rezultat 3:1.