Duartrokitja e Juaj pa invencion nëpër fushata, u shndrron në turmë amorfe, e jo në votues potencial

02.09.2019 14:30:12

Nga Fadil Maloku

1. Duartrokitjet masive, pa hamendje, pa e dijtur oferten e kandidatit, pra duartroktijet që po bëhen me inercion aktiv (ku njeriu s’sheh asnjë ofertë konkrete, përvë frazava populiste që s’kanë madje asnjë lidhje me realitetin!?) në fushatat zgjedhore, më së miri dëshmon qē elektorati kosovar, lëre që po tregohet naiv, por, politikisht po del si shumë i papjekur dhe i parmancipuar;
2. Duartrokitjet e tilla masive, si në komunizēm kur instiktivisht dhe me autosygjestion e intuitë ekskluzive partiake, i duartrokitet kandidatëve pë postin e kryeministrit/es, ta përkujton kohēn e Titos, Enverit dhe Stalinit…;
3. Që si skenar dhe si ikonografi e folklorizim mediatik, të fut në situata dilematike dhe të mendosh se; natyra e servilizmit s’ bashku me ate te konformizmit po bēhen “produkte” pasionante të fushatës 2019.., E kjo s’është shenjē e mirē as për demokracinē e brishtë kosovare, e as për kandidatēt nē fjalë.