Duda Balje, për 6 muaj, 26 mijë kilometra udhëtime zyrtare

17.09.2016 13:41:14

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje nga 6+, po del të jetë kampione e udhëtimeve zyrtare. Ajo në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka kaluar 25 mijë e 799 kilometra duke shpenzuar 2,965 litra derivate.

Pas saj radhitet kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, me 13 mijë e 384 kilometra me 2,155 litra derivate të harxhuara.

Sipas të gjeturave të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), për gjashtëmujorin e parë të vitit 2016, anëtarët e Kryesisë së Kuvendit me automjete zyrtare kanë shpenzuar 8 mijë e 314 litra derivate dhe kanë kaluar 72 mijë e 756 kilometra.

Sipas këtij Instituti, distanca e përshkruar nga anëtarët e kryesisë është e përafërt me distancën që kërkohet për të udhëtuar dy herë rreth tokës e që është 40,076 kilometra.

Shpenzimet për servisim dhe sigurim të këtyre automjeteve për këtë periudhë janë në vlerë prej 5 mijë e 823.70 euro.