Dumoshi – Ahmetit: LDK-ja nuk eshte parti e rrugës që thyen rregullat e demokracisë

13.08.2016 20:39:47

Nëpërmjet një postimi në facebook, Vlora Dumoshi ka reaguar ndaj deklaratave të Shpend Ahmetit lidhur me heshtjen e LDK-së ndaj përgjimeve që po i publikon “Insajderi”. Me këtë rast, znj. Dumoshi ka kuntuar rregullat e demokracisë të cilat janë “të qarta sa i përket hetimeve që prokuroria e shtetit dhe gjykatat përkatëse i kanë në procedim e sipër dhe se nuk duhet e as që lejohet ndërhyrja e asnjë forme nga organizatat qofshin ato subjekte politike apo pjesët tjera të pushtetit ekzekutiv apo legjislativ. ”

Të plotë postimin e znj. Dumoshi mund ta lexoni më poshtë:

Shpend Ahmeti akuzon LDK-në për heshtjen ndaj aferës së përgjimeve duke treguar edhe njëherë amatorizmin poltik me  mosnjohjen dhe mosrespektimin e rregullave te demokracisë dhe ligjeve në fuqi në Kosovë. Ato janë të qarta sa i përket hetimeve që prokuroria e shtetit dhe gjykatat përkatëse i kanë në procedim e sipër dhe se nuk duhet e as që lejohet ndërhyrja e asnjë forme nga organizatat qofshin ato subjekte politike apo pjesët tjera të pushtetit ekzekutiv apo legjislativ. Ndarja e pushteteve është saktësuar në Kushtetutën e Kosovës. LDK-ja nuk eshte parti e rrugës që thyen rregullat e demokracisë dhe nuk sjell në pyetje kredibilitetin dhe besueshmërinë e organeve përkatëse.

Ne kemi shumë punë për të bërë për ta përmirësuar jetën e qyteterëve dhe për ta forcuar shtetin tonë.