Durrës, Basha sulmon Ramën e Dakon: Po punojnë për veten e tyre, jo për qytetarët

08.02.2017 19:41:14

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Durrësi ka sulmuar dyshen Rama-Dako, duke thënë se ata popunojnë vetëm për përfitime personale dhe jo për nevojën qytetare. Sipas tij, ngritja e një veliere në Durrës po bëhet që ata të marrin gjysmat e parave për vete.

“Nuk investojnë për nevojat e qytetarëve, por po kryejnë investime për përfitime personale. Nuk investojnë në nevojat imediate të qytetit dhe qytetarëve. Durrësi po mbytet nga ndotja dhe këta ngrenë veliera. Qëllimi  është të marrin gjysmat e parave për vete. Nuk investojnë në shërbimin e ujit të pijshëm. Nuk investojnë në infrastrukture por duan të shesin betonin e Vangjushit. Po varroset arkeologjia e qytetit vetëm për interesa personale. U bej thirrje gjithë shqiptareve të bëhen bashkë dhe të protestojmë në Tiranë në  18 shkurt për të hapur një faqe të re për jetën dhe mirëqenien e gjithsecilit”, tha Basha.