Durrës, pushuesit gjejnë në det trupin e pajetë të 46 vjeçarit

02.06.2017 13:59:56
Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë në Durrës, 15 metra larg bregut.

Viktima është identifikuar me iniciale I.J dhe dyshohet se është mbytur ditën e djeshme.

Trupi i tij u konstatua sot nga pushuesit në zonën e Kallmit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.