Durrës, shpërthen bombola e gazit brenda banesës

02.06.2017 21:57:28
Një bombol gazi ka shpërthyer brenda një banese në lagjen 15 në qytetin e Durrësit mbrëmjen e sotme.

Drejt vendngjarjes janë nisur forcat e zjarrfikësve dhe policia.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Shkaqet e shpërthimit janë të panjohura.