Durrësi nesër pa drita

10.12.2016 22:10:31

Gjysma e qytetit të Durrësit do të jetë nesër pa energji elektrike. Lajmin e ka bërë të ditur OSHEE me anë të një njoftimi zyrtar.

Sipas OSHEE, si pasojë e mirëmbajtjes së rrjetit nesër do të kryhen punime në 4 kabina në Durrës.

Punimet do të bëhen nga ora 06:00 – 08:00 e mëngjesit, për pasojë energjia elektrike do të mungojë në lagjen 1, që prek zonat nga pishina verore deri tek brryli te Currilat, lagjen “Sefer Efendiu” dhe pjesën Gjykatës.