DW: Ekstradimi i gjashtë turqve mund të ketë pasoja për Kosovën

01.04.2018 10:06:13

Kosova do të hetojë ekstradimin e gjashtë të dyshuarve të lëvizjes së Fethullah Gylen, FETO. Operacioni mund të ketë pasoja për vendin, pasi Kosova kërkon të forcojë lidhjet me Bashkimin Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj urdhëroi të shtunën një hetim për arrestimin dhe dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova në një operacion, që ai thotë se ishte urdhëruar pa dijeninë e tij.

Ankara pretendoi se gjashtë burrat ishin anëtarë të lëvizjes së Fethullah Gylenit, klerikut turk me qëndrim në SHBA.

Grupi përfshiu pesë mësues nga një shkollë e Gylenit dhe një mjek, të cilët u ekstraduan të enjten në Turqi në një operacion për ekstradim nga Ministria e Brendshme e Kosovës dhe shërbimi i spiunazhit (AKI) së bashku me Organizatën Kombëtare të Inteligjencës të Turqisë (MIT), shkruan DW.

Pas një takimi urgjent me personelin e sigurisë kombëtare, Haradinaj përsëriti se ai nuk ishte informuar për operacionin, gjë që e ka shtyrë të shkarkojë ministrin e Brendshëm, Flamur Sefaj dhe shefin e AKI-së, Driton Gashi.