Dy alternativa për Brezovicën

20.07.2016 06:42:13

Përsëritja e një prokurimi të rregullt ose dhënia ndonjë investitori që do të mundësohej me anë të Ligjit për investime strategjike janë dy alternativat që ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, i ka për Brezovicën.

Ajo të martën në një konferencë për media ka thënë se Qeveria, Komiteti ndërministror, niveli qendror dhe niveli lokal i Komunës së Shtërpcës kanë përmbushur të gjitha kriteret që Projekti për Brezovicën të realizohet, por arsyeja e mosrealizmit të tij ka qenë paaftësia e investitorit që të mobilizojë 163 milionët sipas kontratës.

Sipas saj, vendimi për shkëputjen e kontratës ka ardhur pasi që nuk është përmbushur kriteri për përmbushjen financiare për fazën e parë të investimit.