Dy bashkëkryetarët e PDK-së: Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli (foto)

22.06.2017 14:38:32

Nga Rexhep Kastrati

Hashim Thaçi, edhe pse ushtron funksionet e preidentit, megjithatë ai nuk ka treguar asnjëherë me prova se ka shkëputur lidhjet me PDK-në. Gjatë fushatës zgjedhore dhe në prag të saj, Hashim Thaçi pat marrë një tur takimesh, sikurse edhe Kadri Veseli, dhe takonte kategori të ndryshme shoqërore nëpër komuna të ndryshme. Mirëpo, që nuk i ka shkëputur lidhjet me PDK-në, Hashim THaçi ka dëshmuar edhe në një intervistë të vitit të kaluar kur hapur u pat shprehë për mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje dhe pat vlerësuar shumë periudhën e pronotpolitikës.

Përveç këtyre, kushdo që kalon afër selisë qendrore të PDK-së në Pishtinë, e sheh nga rruga të ngjitur fotografinë e Hashim THaçit në barakën në oborr. Aty, fotografia e Hahsim Thaçit gjendet afër fotografisë elektroale të Kadri Veselit, duke dëshmuar praninë dhe lidhje e tij më të tutjeshme me PDK-në.