Dy ditë pas vendimit të Kushtetueses, shefit të ekipit antikushtetues i bie ndërmend të reagoi

29.06.2019 15:37:35

Kryetari i Nismas Socialdemokrate ka thënë se e respekton vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese që e shpalli antikushtetues Ekipin Negociator.

“Nisma Socialdemokrate respekton vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë”, ka thënë Limaj.

Shefi i ekipit negociator dy ditë pas vendimit të Kushtetueses, thotë se kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme që në bisedime me Serbinë mos të na paraqiten gabimet e së kaluarës, por të kemi një gjithëpërfshirje pozitë e opozitë, transmeton lajmi.net.

“Gjykata Kushtetuese ka analizuar tekstin e Ligjit, dhe Delegacioni është votuar me vendim të Kuvendit të Kosovës me vota të deputetëve si i mandatuar politikisht për të negociuar me Serbinë”, thotë ai.

Fatkeqësisht, deklaron Limaj, Kosova nuk e ka një delegacion siç e ka pasur, sepse kemi bërë përpjekje të jashtëzakonshme që në bisedime me Serbinë mos të na paraqiten gabimet e së kaluarës, por të kemi një gjithëpërfshirje pozitë e opozitë.”

“Në një konferencë me gazetarë, theksova se Kosovës i duhet uniteti për dialog me Serbinë. Në negociata me Serbinë duhet lënë anash kalkulimet partiake dhe të gjithë bashkë, pozitë e opozitë, duhet bërë bashkë për t’ia nxjerrë vendit një marrëveshje sa më të mirë, në mënyrë që  t’i mbyllim temat e hapura me Serbinë”, shprehet mes tjerash ai.

Pas zhvillimeve të fundit në vend, Limaj thotë se do t’i ftojë partnerët e koalicionit të bashkëbisedojnë se si do të ecin më tutje.

“Pas këtyre zhvillimeve të njëpasnjëshme ditëve në vijim do t’i ftoj partnerët e koalicionit të bashkëbisedojmë për zhvillimet e fundit, dhe më pas ne si Nismë do ta marrim qëndrimin e duhur si do të ecim më tutje”, ka thënë në fund ai.