Dy fjalë lidhur me mendimin për taksen

09.03.2019 22:57:18

Jahja Kokaj

Sherlock Holmes thot: “ Mi jep te dhenat qe te jap mendimin tim te mencur”.
Siqe indikon letra e Presidenti Trump dhe zerat europian, Kosova, pra shqipetaret ne kete pjese te Ballkanit, gjenden ne nje moment krucial historik ne vitin 2019 te cilit po I mungohen 3 muaj, pra tik-taku I kohes po rrjedhe ne menyre marramendese. Duke supozuar qellime me kombetare e jo personale te liderve dhe klases politike, ata shum shpejte do te jene , nese nuk jane tani, ne nje ZEITNOT ( presion kohore psikologjik) ku mundesia e gabimeve do te jete me e madhe.
Atyre iu nevojiten mendimet e mencura momentalisht me teper se sa oksigjeni.
Eshte me lehte te pritet me indolence dhe pastaj te kritikohet se sa te rrezikosh personalisht dhe jep nje mendim qe rrjedhe si “brainstorm” e inkubuar dhe finalizuar me fuqite tua intelektuale .
Konsideroj qe sot eshte, sikur se ne ditet kur kerkohej kontributi ushtarak apo me gjake per atdheun, te kyeqen te gjitha partite dhe cdo intelektual me mendime edhe diverse, nga se metodologjia shkencore tregon qe fukosimi i tyre I procesuar nxjerre qendime, me probabilitet maksimal, te mencur.
Te gjithe te sinkronizohemi me sinqeritet dhe duke mos lene gur pa luajtur te nxjerrim mencurine maksimale per qendrimet finale qe lideret tone do ti perfaqsojne. Ndoshta keto jane dy fjalet dhe thirrjet e mija te perfaqsuara ne titull te ketij postimi.
Gjate procesit te perpilimit te Pakos se Ahtisarit, pra gjate bisedave vendimtare te Kosoves dhe Serbise, Instituti Alb Shkenca pat formuar nje grup punues me Prof. S. Repishtin, Prof A. Zymberin dhe Une , une e udhejqja ate grup, dhe me reflekse politike jepnin ide dhe komente te cdo pike qe propozohej ne Pakon e Ahtisaarit. Pastaj keto mendime I venim ne diskutim, ne menyre digjitale, para qindra studjueseve ne Istitutit , pra qindra studjues shqipetare jepnin komente dhe qendrimet finale kuncize te shkurtra iu dergonim ne Vjene, dhe qeverive te Kosoves dhe Shqiperise.
Sot, kur gjendemi para nje dinamike te fundme te vitit 2019!, edhe duke konsulltar ekspert nderkombetar ne Bote dhe duke menduar ne menyre sa me te thukte dhe sinqerte, po mundohem te jap komentet e mija. Ato po I postoj ne kete menyre, ku ndoshta edhe nuk do te kene front te fuqishem te “valeve zenore” te arrijne ku duhet, por keshtu mendoj qe eshte obligim I sejcilit intelektual.
Pas postimit, te djeshem, ne vazhden e bisedave me njerez sa me kompetent, qe une munde te arrij, pata nje darke mbrame me nje ambassador amerikan te cilit ia lexova permbajtjen e postimimit.
Duke cituar edhe ai thenjen e Sherlok Holmes te permendur me larte, tha se keto jane teresisht te sakta shikuar nga parimet shkencore natyrore dhe shoqerore dhe te dhenat qe ti dhe une posedojme deri ne ate moment. POr ti nuk I ke te dhenat me te reja dhe nga burimi i pare.
Me keshilloj qe mos te tergoj vend-takimin apo emrin e tij, por tha se ka informacione te vazhdueshme per rrjedhjen e situates.
Me tha se kemi bere gabime, qe jane pjese e jetes, ne 20 vitet e fundit, por tani duhet qe mos te gabojme dhe se uniteti politik eshte kryesori ne kete process. Taksa me tha qe nuk eshte prite qe do te kete rol kaq te rendesishem. Ka patur rol ne dinamizimin e procesit, I cili poqese nuk dinamizohet sa me shum sidomos ne Kosove, munde te edhe impunohen gjera qe nuk iu pelqejne. Por, pikerisht roli I saje kaq me rendesi duhet te shfrytzohet ne menyre te mencur, kurrsesi most e luaj rol negativ.
Me tha sinqerisht qe nuk ka informatat te fundit se duhet apo jo te suspendohet, perveq asaj qe ka dhene zyrtarisht ambasadori amerikan ne Kosove. Por me tha se se shpejti lideret Kosovar do e marrin qendimin e prere amerikan lidhur me kete. Nuk mendon qe lideret e Kosovar do te jene aq kokeforte dhe veprojne kunder qendrimeve dhe intersave amerikane, kjo do te ishte fatale per Kosoven. Ato qendrime do te iu thuhen atyre, edhe pse munde te mos jene publike.