Dy fjalë pas votimit të mocionit kundër Qeverisë!

12.05.2017 08:56:56
Me rastin e votimit të mocionit për kryeministrin tonë dr. Isa Mustafa, në Kuvendin e Republikës së Kosovës më 10.05. 2017, dua të them se:
Pas këtij akti dhe vendimi të rrëzimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kuptuam edhe njëherë e çdo ditë e më shumë jemi të bindur që klani i Hashim Thaçit, janë asgjë më shumë veçse tradhëtarë të vendit dhe popullit të shtetit tonë të Kosovës. Kjo ishte dëshmia e radhës që ata nuk ia duan aspak të mirën e vendit dhe popullit tonë. Kjo ishte edhe një dëshmi më tepër që ata për interesa të tyre personale janë të gatshëm për gjithçka.
Duke e ditur se Gjykata Speciale shumë shpejt do të fillojë punën, kemi shpresuar se ata kriminelë ja kanë nuhatur erën dhe sadopak do të ju dridhet zemra dhe do të ishte më e udhës të mendonin më ndryshe për veprat dhe krimet e tyre duke e ditur që do të jetë fundi i tyre prapa grilave.
Ata tradhëtuan së pari veten. Tradhëtuan besimin e popullit, prandaj, apeloj gjithë popullin e shtetit të Kosovës që në zgjedhjet e radhës së 11 qershorit 2017, të jenë të vetëdijshëm dhe të dalin në votim duke përkrahur Lidhjen Demokratike të Kosovës, e që është e vetmja parti shtetformuese, e pa korruptuar. Vetëm kështu shpëtohet shteti i Kosovës. Përndyrshe këta matrapazë dëshirojnë që shtetin tonë ta çojnë drejt një humnere. Këta e kanë gabim, ngase po veprojnë dhe mendojnë si një klan i vogël kriminelësh të bashkuar! Gjithmonë LDK-ja ka qenë e do të jetë një Parti me numër më të madh votuesish sesa PDK-ja!
Gjithashtu dua të shprehë përkrahjen dhe vlerësimin tim ndaj fjalimit të deputetit Anton Quni në Kuvendin e Kosovës më 10.05.2017. Jemi të betuar ta duam dhe mos ta shesim vendin tonë të Dardanisë, duke e ditur që gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë i kemi pasur përkrahës të LDK-së, të udhëhequr nga presidenti dr. Ibrahim Rugova. Prandaj apeloj që të vetëdijësohemi dhe të votojmë për LDK- në në mënyrë që ta zhvillojmë sa më shumë Republikën e Kosovës.
Lulzim Maliqi,
Zürich , më 11.05.2017