Dy fjalë për Zhyrdenët e politikës, gazetarisë dhe opinionbërjes shqiptare

15.10.2016 12:03:35

Nga Rexhep Kastrati

Zhyrdeni ka qenë shumë i sinqertë kur ka thënë i mahnitur: katërdhjetë vjet paskam folur në prozë dhe nuk e paskam ditur, sepse ai e pranon injorancën e tij. Disa politikanë, të ashtuquajtur gazetarë, të ashtuquajtur analistë dhe të ashtuquajtur opinionbërës nuk është punë ta pranojnë injorancën e tyre, por vazhdojnë të shesin mend, bile edhe të këmbëngulin se e kanë mirë. Me këtë, në radhë të parë, po e marrin veten më qafë, sepse po e vënë në pah injorancën e tyre. Modelin e Zhyrdenit do të ishte mirë ta ndjekin të tillët në kuptimin që të jenë të sinqertë me veten dhe të kuptojnë injorancën e tyre dhe të fillojnë të mësojnë. Për vete e kanë se fillojnë të kuptojnë se duhet mësuar, e kur mësojnë, e kuptojnë se nuk dijnë. Sokrati që ka qenë njeriu më i ditur i kohës së tij ka thënë: e di që nuk di asgjë! Kurse një thënie është kështu: ruaju atij që ka lexuar veç një libër!

16 qershor 2016