Dy gratë që ndryshuan historinë e Mitrovicës

07.01.2018 17:18:33

Valdete Idrizi e Adriana Hoxhiq , të palëkundura ndaj sfidave të pasluftës në qytetin e ndarë

Pas luftës kur pajtimi dukej të jetë i pamundur në qytetin etnikisht të ndarë, në skenë dolën dy gra që morën guximin ta bëjnë hapin e parë, njëra nga shoqëria civile, ndërsa, tjetra nga ajo politike. Valdete Idrizi dhe Adriana Hoxhiq, qëndruan të palëkundura përgjatë krejt këtyre viteve të pasluftës, përballë sfidave jashtëzakonisht të vështira që vinin nga grupet ekstremiste serbe, e që pretendonin me çdo kusht dëbimin e plotë të shqiptarëve nga veriu dhe ndarjen e qytetit.