Dy ish-agjentë francezë të inteligjencës përballen me gjykatësit – akuzohen për spiunazh për Kinën

06.07.2020 16:09:19

Dy agjentë francezë në pension janë gjendur në gjykatë pas dyerve të mbyllura të hënën, pasi janë akuzuar se kishin kaluar sekretet tek një fuqi e huaj.

Sipas France24, dyshja akuzohen se kishin punuar për Kinën, sipas disa raporteve të mediave, me zyrtarë francezë që kanë shmangur publikimin e detajeve të afera.

Siç thuhet më tej, Pierre-Marie H. dhe Henri M. u paraqitën në një gjykatë speciale të akuzuar për “dërgimin e informacionit tek një fuqi e huaj” dhe “dëmtimin e interesave themelorë të kombit”.

Të dy këta thuhet se punuan për shërbimin e inteligjencës së huaj të Francës, DGSE.

Nëse dënohen, ata përballen me një burg prej 15 vjetësh.

Gjyqi u mbajt pas dyerve të mbyllura për shkak të natyrës së ndjeshme të çështjes, pasi gjykata përbëhej ekskluzivisht nga gjyqtarët profesionistë.

Kur historia u zbulua më në fund në maj 2018, zyrtarët francezë e përshkruan atë si një rast “jashtëzakonisht të rëndë”.

Ministri i atëhershëm i forcave të armatosura, Florence Parly tha që të dy ishin dyshuar se kishin kryer atë që mund të përshkruhet si “tradhti” dhe mund të kishin rrezikuar sekretet e mbrojtjes kombëtare.

Ishte vetë DGSE që zbuloi rrjedhjen dhe paraqiti gjetjet e saj për prokurorët, tha ministria e mbrojtjes.