Dy kërcënime nga e njëjta dorë/ Pas Klement Zgurit edhe Aurel Plasari, ja autori

05.07.2019 17:17:36

Aurel Plasari ka denoncuar sot kërcënimin që i është bërë me mesazh nga i njëjti person që kanosi me jetë kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri dhe familjen e tij.

Plasari ka publikuar sot mesazhin e një qytetari, me emrin “Emiljano Pjetri”, i cili i shkruan në faqen e tij të FacebookL:“Sa vajza ke”.

Plasari thekson se nuk ka dashur ta bëj publike këtë kërcënim, por sipas tij duke parë se me çfarë fryme u zhvilluan zgjedhjet e 30 qershorit, po e publikon për të mbrojtur vetën e tij dhe familjen.

“KËRCËNIME NDËRSA MINISTRI LLESHI RUAN GAZIN

Lidhur me kërcënimin ndaj Kryetari i KQZ Klement Zguri do të duhet saktësuar emri i përdorur nga kërcënuesi, sepse nga një emër pak a shumë i tillë më është dërguar edhe mua një kërcenim i tërthortë dhe poshtanik, më datë 28 qershor nga fb me emrin “Emiljano Pjetri”, pra me gjasë i njëjti kërcënues.

Nuk kam dashur ta bëj publik duke më mjaftuar të kuptoj se në ç’frymë u përgatit 30 qershori i Edi Ramës.

Ndonëse e di që për mbrojtjen time dhe të të mijve nuk mobilizohet ndonjë “gardë”, po e bëj publik tani së paku si të fala për ministrin Lleshi që ruan gazin lotsjellës”, thekson Aurel Plasari.