Sot edhe një person nga Komuna e Malishevës, ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.
Kjo është bërë e ditur në komunikimin zyrtar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), ku është konfirmuar rasti dhe me këtë, rritet numri në dy persona aktiv me COVID-19 në Komunën e Malishevës.
“Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo 77 të prekur me COVID-19, 74 të shëruar, 1 rast ka rezultuar me fatalitet dhe 2 raste janë aktive me COVID-19”, thuhet në njoftim.