Dy shpërthime në Marsejë të Francës (Video)

13.01.2017 14:18:16

Qyteti Marsejë është në panik pas raportimit të dy eksplodimeve të njëpasnjëshme.

Rrjetet sociale u mbushën me postime, me banorë duke pretenduar se kanë dëgjuar eksplodime në qytetin e jugut të Francës.

Të tjerët kanë raportuar se edhe dritaret e shtëpive të tyre janë dridhur nga shpërthimet, dhe ka filluar panika shtetërore për një sulm të mundur terrorist, shkruan rtv21.tv.

Russia Today raporton se janë dëgjuar sirena në qytet pas këtyre ngjarjeve, por nuk ka raportime për të vdekur e as të lënduar.