Dy shtëpi përfshihen nga zjarri Dy shtëpi përfshihen nga zjarri

14.08.2016 13:57:39

Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një shtëpi në fshatin Mirashë të Ferizajt, një tjetër shtëpi e pa banuar në fshatin Kovrag të Istogut, si dhe një dhomë shtëpie dhe stalla e shtazëve në fshatin Neperbisht të Suharekës.

Për shtëpinë në fshatin Mirashë të Ferizajt, rastin e ka raportuar vëllai i të dëmtuarit. Njësit policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vend-ngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Njësit policore janë duke hetuar rastin. Zjarri është lokalizuar edhe në dy rastet tjera në fshatin Kovrag të Istogut dhe në fshatin Neperbisht të Suharekës.