Dy të arrestuar në Pejë për propagandë për grupet terroriste

26.07.2016 11:15:30

Policia e Kosovës, në orët e hershme të mëngjesit, ka kryer një aksion bastisjeje në rajonin e Pejës, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar.

Personat e arrestuar dyshohet se kanë bërë propagandë për grupet terroriste. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Kelani gjithashtu ka thënë se gjatë bastisjeve janë gjetur edhe prova të ndryshme materiale