Dy të lënduar nga aksidentet në autostradën “Ibrahim Rugova”

14.01.2019 20:57:29

Dy aksidente zinxhirore kanë ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në autostradën “Ibrahim Rugova”, sonte janë shkaktuar dy aksidente.

Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi ka bërë të ditur për lajmi.net se në njërin aksident janë përfshirë pesë vetura ndërsa në tjetrin gjashtë vetura.

Ai ka theksuar se nga aksidenti i parë janë lënduar dy persona.

“Në aksidentin e parë janë përfshirë pesë vetura dhe janë lënduar dy persona, ndërsa në aksidentin tjetër ka vetëm dëme materiale”, ka thënë Krasniqi.