Dy të prekur nga coronavirusi në gjendje të rëndë, nëntë të...

Dy të prekur nga coronavirusi në gjendje të rëndë, nëntë të hospitalizuar

26.05.2020 08:56:08

Nëntë të prekur me COVID-19, janë duke u trajtuar aktualisht në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosoës. Për gjendjen e tyre ka dhënë detaje Klinika Infektive.

Sipas raportit të kësaj klinike, dy prej të infektuarve janë në gjendje të rëndë, derisa dy raste të tjera po trajtohen në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

“5 raste janë në gjendje stabile, dy raste trajtohen në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në Repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste të tjera në gjendje të rëndë”, thuhet në njoftim.