Dy të vdekur e disa të plagosur nga një zjarr në një spital në Gjermani (Video)

30.09.2016 11:36:39

Policia gjermane ka bërë të ditur se dy persona kanë vdekur dhe 15 janë plagosur në një zjarr në një spital në Gjermaninë perëndimore.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, më shumë se 200 zjarrfikës luftuan me flakët në spitalin Bergmannsheil të Bochum-it.

Policia ka thënë përmes një deklarate se duket të ketë filluar në dhomën një pacienti në katin e 6-të, rreth orëve të hershme të mëngjesit.

Spitali Bergmannsheil është ndërtuar në vitin 1888 për trajtimin e punëtorëve të plagosur në minierat e qymyrit të zonës përreth Ruhr. /Telegrafi/