Dy të vrarët dje në Zvicër janë shqiptarë të Kosovës, zbulohen detaje të reja

11.03.2017 10:41:34

Viktimat e vrasjes së mbrëmshme që ndodhi në kafen “Caffe 25”, në Bazel të Zvicrës janë qytetarë nga Kosova, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” duke ju referuar burimeve të policise kantonale te Bazelit.

Viktimat nga vrasja e mbrëmshme në Bazel të Zvicrës, janë dy shqiptarë, 27 dhe 39 vjeçar, ndërsa edhe i plagosuri është 24 vjeçar, ndërsa agresoret janë 30 deri në 40 vjeç nga Evropa lindore. M.B., që sipas 20 minuten, është njëri nga shqiptarët e vrarë.

Ndërsa sipas dëshmitarëve, mësohet se arsyeja e vrasjes ka qenë për drogë ose hakmarrje por nuk dihet ende saktë, shkruajnë mediat zvicerane.

Vendi ku ndodhi vrasja brutale në Zvicër është i frekuentuar nga shqiptarët me pronar te një personi nga Maqedonia.

Autoritetet tregojnë se të shtënat nuk ka lidhje me terrorizmin. Skenari duket si një larje hesapesh, pasi asnjë klient tjetër nuk ka qenë në shënjestër nga sulmuesit

Vendi ku ndodhi vrasja brutale në Zvicër, “Cafe 56” është një vend i frekuentuar dhe i popullarizuar nga shqiptarët.

“Kjo kafe është e popullarizuar në mesin e shqiptarëve. Në Cafe 56, e cila është shumë afër stacionit hekurudhor gjerman në Basel Quartier Kleinbasel, është një vend takimi për shqiptarët. Një vit më parë ajo u rinovua, pronari është një maqedonas 43-vjeçar.