Dy udhëtimet zyrtare të Agim Bahtirit që kushtuan 5 mijë euro, dhe dreka 1400 euro

10.11.2017 17:44:47

Agim Bahtiri po del të ketë shpenzuar bukur mirë kartelën që i takon si kryetar komune, por edhe paranë publike për udhëtime dhe dreka e darka.

Në dokumente që ka siguruar nga ORAinfo del se mijëra euro janë shpenzuar nga kryetari i Mitrovicës për udhëtime, dreka dhe mëditje.

Sipas këtyre dokumenteve, gjatë viteve 2014, 2015, 2016 dhe 2017 ai ka shpenzuar 4955 euro për udhëtime jashtë vendit. Në dy dreka zyrtare ai ka shpenzuar 1389 euro ndërkaq shpenzime të tjera nga kartela janë 1657 euro.

Bahtiri kishte thënë më herët se ‘nuk e ka bërë asnjë shpenzim nga kartela e kryetarit’. Kjo po del të jetë një jo e vërtetë që ai e ka thënë.

aga1