Dy vellezer vishocare patriote te shquar, odiseja e mergimtarve me “arabkat”

25.04.2020 23:14:04

Koha iken,por ajo le gjurme ne kujtesen e njerezve dhe percillet si refenje brezave si gojedhena e ne histori.Duke qene vete nje mergimatar i brezit me te ri emigranteve shqiptare ne vitet e demokracise,po risjell ne memorie mergimtaret e brezave te meparshem,emigrante ekonomike per buken e gojes.Pasi hodha ne interenet e ne postime kujtimet mia ,per mergimtaren argjentinase Sulltanen e Vishocices,po shkoj me larg ne kohe,me nje lidhje te ngjashme, nga jeta e mergitareve, per dy vellezer nga Vishocica ,mergimtare,patriote te shquar devollinj me grate e tyre “arabka”… Ne fund te shek.XIX kur Shqiperia ishte e pushtuar nga osmane turq,nje brez i tere burra e djem shqiptare moren rrugen per se shkreti neper bote,per kafshaten e bukes,ne Amerike ,Australi ,Afrike dhe Azi,midis tyre devollinjte,qe atehere qe kthyer ne nje tradite familjare jetese rugetimesh e mundimesh ne mergim ,por me shprese,per ca leke, per ca pare per te mbajtur familjet gjalle. Midis dhjetra bura e djem te parritur nga Vishocica e Devollit,merguan ne Turqi ,Egjipt,Siri ,Liban,Jemen e te tjera vende.Ja si daiu i babait,Sabri Mullaj nga Kapeshtica ,emigroi dhe kreu studimet ne vitet ”20 ne Damask te Sirise dhe erdhi hapi shkolla shqipe ne ne Devoll . * * * – Keshtu nisen “odisene” e mergimtarit dy vellezerit nga Vishocica dhe u mbajten ne Egjipt.Aty gjeten nje komunitet te madh shqiptar,te nderuar dhe me emer ,nje vater te ngrohte mergimtaresh patrote me emer ne Egjipt ,sic ishtembreti Faruk i Egjiptirt qe ishte shqiptar nga nje familje e Zemblakut.. Pasi mblodhen te holla, para, nga nje jete beqare ne Egjipt,u nisen per ne Jemen te Arabise,me preteksin,dhe ishte e vertete,se aty mund te blije nje cope toke qe ishte e tera me puse nafte si gropa uji e te beheshe i pasur. Ashtu bene.Nuk po ndalem ne historine e tyre mergimtare,por ne nje te vecante te jetes se tyre .Vellai i vogel,Beqiraj ra ne dashuri,me “arabken” ,Xhemilen qe i sherbente ne shtepi e bija e nje pronari dhe vendosi te martohej me te,dhe dasmen ta benin ne Shqiperi. “Arabka,” se keshtu e therrisni shqiptaret ,Xhemilen,ne fshat ne Devoll ,ishte nje vajze esmere simpatike e vockel ne trup, por shume inteligjente dhe e edukuar, e priste me padurim martesen me Beqirin ne Shqiperi,pasi mori edhe miratim e prinderve te saj . Qendruan disa vite ne Stamboll,Turqi ku rane ne kontakt me Rilindasit dhe patriotet shqiptare duke u aktivizuar ne levizjen shqiptare anti-osmane dhe ne pergatitjen per pavarsine e Shqiperise nga Turqia .Aty ,i vellai i Beqirit ,Rakipi njohu nje turkeshe Mesyne dhe u martua me te,po nuk bene femije.Gjjate qendrimit ne Satmboll te Turqise,rane ne ndjekje te xhonturqeve te rinj,pasi ishin e patriote ,emra e figura te degjura ,bashkepunetore te Rilindesave ,dhe dhurues te nje shume te hollash per pavarsine e Shqiperise. Pas peripecive te shumta te jetes familjare ,me ne fund vendosen te ktheheshin perfundimisht ne Shqiperi.Mbriten shendoshe mire me pare ne Korce dhe aty u “stacionuan”qendruan disa vite,te dy vellezerit te martuar ,Beqiri me Xhemilen ne Korce linden edhe dy djem. Pas ca vitesh u kthyen perfundimisht ne vendlindje ne Devoll,duke u prere per gjithmone ,rruget e kthimit per ne Stamboll dhe Jemen me grate e tyre ,turkeshen dhe jemenken.. Me ardhjen ne Shqiperi te dy vellezerit ,Beqiri dhe Rakipi u vendosen ne Korce familjarisht .Me parate e mbeturta ata munden te benin tregeti ,duke hapur disa dyqane.Aty Beqiri me arabken linden te dy djemte ,Demirin dhe Jasharin,ky emigroi me pas ne Amerike . Pas ca vitesh Beqiri me Rakipin detyrohen te lene qytetin e Korces,pasi ia djegin dyqanet spiunet e kishes autoqefale greke ne bashkepunim me turqit e rinj. Rakipi qendron ne Bilisht bashke me turkeshen,ndersa Beqiri me arabken Xhemelin dhe dy djemte kthehet ne fshatin e vendlindjes,ne Vishocice e meret me pronat e tyre,token are. “Arabka” Xhemilja ,mbeti ne Shqiperi dhe beri nje jete te lumtur ne Vishocice ne familje Beqiraj me burra te fisme patrote te shquar..Ata linde dhe dy djem ,me emrin Demir,duke kujtuar emerin e te atit te saj ,te cilin nuk e pa me ne jete dhe Jasharin qe emigroi ne Amerike.. Ketu ringjallet ,kujtesa ime me arabken,me djalin e saj ,me xha Demirin i cili kur u kthyen nga Korca ishte taman djale ,ai u shkollua ne Korce.(keshtu e therisnim ne femijet me respekt),nje burre i madh serioz esmser dhe trim i madh qe fjala e ti peshonte ne kuvendin e burrave te fashtit.Ne e kishim dhe komshninj ne Vishocice ,kur kthyen ne fshat nga Tirana dhe benim shume me famlijen e tyre si vellazeri.Demiri me babane tim shkonin si vellezer ,ai ishte me i madhe dhe babane tim e therriste byrazer,prandaj mua me ka mbetur ne goje fjala byazer,per vellezerit. Per kete histori te shkurter fragmentare por reale,me erdhen ne ndihme shenimet e bllockave te mia ,ne kohen kur beme historikun e fshatit Vishocice ,kur isha mesuses atje,refimet gojore te Xha Demirit personalisht dhe kujtimet e njeres nga vajzat e Demirit ,Xhenetit je grua inteligjente e shume dashur,,martuar ne Porger,kur isha me pune aty. Demiri,ishte burre perparimtar i shkolluar me kulture europiane.Gjithmone kur bisedoja me xha Demirin se i deshte shume femijet,si kureshtar e “bombardoja” me pyetje te shumta,-si pse e mbani mbiemrin Jemeni,pasi ai vete,i biri Qefseri e tani i nipi Ideali,gjithe familja,e ruajne me respekt mbiemrin Jemeni.. -E kemi trashegimi amanet nga babai im,se nena ime ,Xhemilja ishte nga Jemeni i Arabise,prandaj une jam i zi,se i ngjas nenes jo babait.-me thoshte ai me urtesi,duke qeshur. Demiri vishej jo si burat devollinj me fustanella e qeleshe ,plisa te bardhe,por nje veshje karakteristike arabe si Ati ,tani me kujtohet me nje kapele kadifeje te palosur . Nejse,te leme Demir Jemenin,nje patriot ,nje familje dhe nje shtepi baze e levizjes Antifashiste Clirimtare,te themi dy fjale per “arabken” devolleshe, nenen e tij. * * * -“Arabka”,Xhemija u be nje zonje fisnike devolleshe,e thjeshte e popullore , pa sa bukur e fliste shqipen me ate zecken e holle e te embel te dialektit te devollit -me refente gjyshja ime. Ajo ishte ”mamia”e fshatit e thersinsin te gjithe kur lindnin grate ne shtepi,me mesonte mua,-me tregonte gjyshja ime,-ma la zantin ,kur kur vdiq ajo,se gjithmone me theriste kur lindnin grate ne fshat,isha si ndihmesja e saj. Arabka,Xhemilja ,( emerin e e saj e ngjalli me vajzen e tij i nipi Qefseri) kishte mesuar nga familja dhe prinderit e saj traditen shekullore arabe ,mjekimet popullore te plageve,si dhe pergatijen e barnave popullore ,te thata e ne forme caji ,per shume semundje,kushedi sa fshatare bura,gra e femije i kishte shpetuar nga plaget e nga semundjet. Apo s’ishte e nje amvise nikoqire,pastertore , sa bukur e lloje-lloje gjellesh e gatimesh bente,i kombinonte me tonat te devollit,apo bakallvate e saj ,ishin ‘kampione “ te dasmave..Beqiri nje burre serioz por me zemer te dashur prej mergimtari,e kishte mesuar te kendonte edhe kenget “iso popullore” te devollit,sa bukur ma priste mua kur kendonim te dyja-vazhdonte refimin gjyshja ime . Kur vdiq Xhemilja -tregonte gjyshja dhe perlotej ,-nje muaj mbajti zi fshati per te,ajo na ka munguar per here,me fjalet e saj me sherbimet e saj”-po i mbyll ketu kujtimet e gjyshes time,Esmase,”makockes” nga fshati Kapeshtice,per *Arabken”, gruan devolleshe te Beqirajt . -Le te mbyllim keto rreshta kujtimesh e mbresa te paharuaraper vellezerit trima patriote te shquar vishocicare devollinj ,per grate e tyre arabka devollesha,per “Arabken” e mencur Xhemilen, ,nusen vishocare te Beqirajt,nga Jemeni i Arabise. @-Luan Kalana,Florida USA. P.s- Per sqarim arabka,Xhemija vdiq shpejt,nga nje epidemi gripale ,duke lene pas te dy djemte ,Demirin dhe Jasharin.Me pas Beqiri detyrohet te martohet me Merjemen ,nje grua nga nje fis zengjin nga fshati Kurile i Devollitdhe i vellai ,Jashari,humbi gjurmet ketu ne Amerike. Ndersa Demiri u martua me nje grua te fisme nikoqire ,Nedime,nga pashollinjte Vishocices, duke bere kater femije nje djale e tre vjajza, Qefserin, Feridene, Xhenetin dhe Lulen, nje famile model devollite te nderuar, me mbiemrin e paharuar Jemeni. Fatkeqesisht bashke me nipin Ideali Jemenin,qe plotesuam keto te dhena,nuk mundem te gjeme asnje fotografi per Xhemilen “arabken” nga Jemeni. .

-Luan Kalana