Dy vetura të ambasadës së huaj dhe një veturë e Kosovës aksidentohen në magjistralen Hani i Elezit – Kaçanik

03.05.2019 17:27:44

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 16:00 në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik. 

Në aksident janë përfshirë tri vetura, dy nga veturat i përkasin njërës nga ambasadat e huaja në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi duke mos treguar se të cilës ambasadë janë.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, në aksident janë dy vetura të njërës ambasadë të huaj në Kosovë dhe një veturë me targa të Kosovës”, deklaroi ai.

Gashi tha që përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.