Dy viktimat në Pejë ishin komshinj, dyshohet se 58-vjeçari së pari vrau 17-vjeçaren e më pas bëri vetëvrasje

14.06.2020 12:17:05

Dy viktimat në Pejë ishin komshinj, dyshohet se 58-vjeçari së pari vrau 17-vjeçaren e më pas bëri vetëvrasje

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur të shtunën në Vitomiricë të Pejës.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e së shtunës ka tronditur Vitomiricën e Pejës, pasi që kishte ndodhur një vrasje e dyfishtë, me ç’rast kanë mbetur të vrarë një vajzë 17-vjeçare dhe një burrë 58-vjeçar.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi ka thënëse ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje tragjike, por që sipas tij, dyshohet se fillimisht është vrarë vajzë e më pas dorasi ka kryer vetëvrasje.

Nikçi po ashtu ka bërë të ditur se trupat e viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Me të pranuar informatën departamenti i krimeve të rënda në Prokurinë Themelore të Pejës, prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitet relevante me ç’rast trupat e viktimave dërguar në obduksion. Gjithashtu arma dhe gëzhojat që janë gjetur në vendin e ngjarjes janë dërguar për ekzaminim. Po ashtu janë duke u ndërmarrë edhe veprime hetimore me ç’rast pasi t’i pranojmë rezultatet nga autopsia dhe ekzaminimi i armëve dhe veprimeve të tjera do të kuptojmë shkaqet dhe motivet e këtij rasti tragjik. Fillimisht dyshohet se është privuar nga jeta me armë zjarri njëra viktimë në këtë rast femra, më pas dyshohet se është kryer edhe vetëvrasja nga personi që e ka kryer vrasjen”, deklaroi Nikçi

Në anën tjetër nga Policia e Kosovës i kanë thënë se viktimat kanë qenë komshinj, por që as Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës nuk ka dhënë detaje shtesë.

“Janë komshinj, burri është 58 vjeçar ndërkaq viktima tjetër është një vajzë 17 vjeç. Motivet nuk dihen ende, rasti është duke u hetuar”, ka treguar Gashi.