Dybala, e ardhmja drejt Realit…

31.01.2017 15:02:08
Foto LaPresse - Daniele Badolato 14/05/2016 Torino ( Italia) Sport Calcio Juventus - Sampdoria Campionato di Calcio Serie A TIM 2015 2016 - Stadio "Juventus Stadium" Nella foto: Paulo Dybala esulta per il gol del 2-0 Photo LaPresse - Daniele Badolato 14 May 2016 Turin ( Italy) Sport Soccer Juventus - Sampdoria Italian Football Championship League A TIM 2015 2016 - "Juventus Stadium" Stadium In the pic: Paulo Dybala celebrates 2-0 goal

Paolo Dybala tundohet nga La Liga. Emri i sulmuesit të Juventusit perben nje lajtmotiv te mediave spanjolle. Disa herë kanë qarkulluar zëra, për një largim të mundshëm të argjentinasit në drejtim të kampionatit spanjoll. Një aventurë e re, që në fakt shihet më sy të mirë edhe nga vetë 23-vjecari. Në takimin e fundjavës kundër Sasuolos, ne momentin kur Dybala u zëvendësua, shmangu një shtrëngim duarsh me trajnerin Massimiliano Allegri, si shenjë mosdakordësie me vendimin e teknikut. Ky reagim duket se ka sjelle dhe krisjen e raportit mes palëve. Thuhet se ky veprim ka nxitur dëshirën e sulmuesit për tu larguar. Madje, një gjë e tillë presupozohet të ndodhë ne merkaton e muajit Qershor. Në spanjë 2 janë skuadrat pretendente që janë gati të përfitojnë nga situata. Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, i cili si rradhë herë në merkaton e këtij klubit, nuk realizoji ndonjë blerje të bujshme per shkak te bllokimit nga Fifa por, kësaj herë është i gatshëm ti paraqesë drejtuesve të Juventusit një superofertë. Kandidati tjetër është Barcelona dhe personi që e dëshiron shumë në radhët e blaugranave Dybalan është bashkombasi i tij, Lionel Messi. Zonja e Vjetër ndodhet në pozicion të vështirë. Rinovimi i kontratës është aty, duke pritur firmën e yllit argjentinas, Paolo Dybala. Firmë që ndoshta do të sjellë qetësine te bardhezinjtë por, deri sa një gjë e tillë të ndodhë, kampionët e italisë janë në ankth, pasi kur përballë ke dy gjigandë të futbollit europian sic janë Reali i Madridit dhe Barcelona gjithcka mund të ndodhi.