Dybala, rinovon me Juventusin deri në 2021-n

24.01.2017 14:37:07
Foto LaPresse - Daniele Badolato 14/05/2016 Torino ( Italia) Sport Calcio Juventus - Sampdoria Campionato di Calcio Serie A TIM 2015 2016 - Stadio "Juventus Stadium" Nella foto: Paulo Dybala esulta per il gol del 2-0 Photo LaPresse - Daniele Badolato 14 May 2016 Turin ( Italy) Sport Soccer Juventus - Sampdoria Italian Football Championship League A TIM 2015 2016 - "Juventus Stadium" Stadium In the pic: Paulo Dybala celebrates 2-0 goal

Paulo Dybala te Juventusi edhe për shumë vite. Pavarsisht interesimit të Realit të Madridit apo Barcelonës, sulmuesi argjentinas nuk e mendon largiminin nga kampionët e Italisë dhe dëshiron të jetë pjesë e Juventusit edhe për sezonet që do të vinë. Në Vinovo ka nisur count-doëni për rinovimin e La Hoya-s, ose xhevahirit në shqip sic preferojnë ta quajnë ndryshe Dybalan, fansat e tij. Të Enjten ose të Premten, ish lojtari i Palermos do të firmosë zyrtarisht kontratën e re me bardhezinjtë, e cila do të zgjasë deri në vitin 2021.

Nga marrëveshja e re Dybala pritet të përfitojë rreth 7 milionë Euro në sezon një shifër e konsiderueshme për një lojtar 23-vjecar, por plotësisht e merituar sepse në 1 sezon e gjysmë, ylli argjentinas i ka bërë për vete tifozët e Juventusit dhe jo vetëm, falë magjive që ka dhuruar në fushë. Në kontratën e re palët kanë vendosur të mos përfshinë asnjë klauzolë largimi, një sinjal i qartë ky se për drejtuesit e Juves, Dybala nuk ka cmim. Sezonin e kaluar Dybala sipas të gjitha gjasave do të mbajë veshur fanellën me numër 10 për të ndjekur gjurmët e një legjende si Alessandro Del Piero. Bien kështu hipotezat për një largim të mundshëm të 23-vjecarit drejt Realit të Madridit në verë.