Dyfishohet numri i viktimave nga tërmeti në Turqi

30.10.2020 20:48:06

Është dyfishuar numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Izmir të Turqisë.

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 522 të tjerë pësuan lëndime kur një tërmet me madhësi 6.6 ballë tronditi qytetin e Izmirit në Egjeun Turk të premten, tha ministri i mjedisit dhe urbanizimit.

Të paktën 144 pas goditje, me 21 prej tyre më të fuqishme se madhësia 4.0, u regjistruan pas tërmetit, tha Murat Kurum në një konferencë për shtyp.

“1,227 ekipe kërkimi dhe shpëtimi po veprojnë në terren,” tha Kurum.

Ai shtoi se tetë persona të plagosur ishin në kujdes intensiv, ndërsa pesë të tjerë janë në operacion.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti ndodhi në 14:51 pasdite në një thellësi prej 16.54 kilometra (rreth 10 milje).