Dygjuhësia e Zaevit: Ata të gjithë janë ksenofobë!

09.10.2016 18:01:20

Nga Rexhep Kastrati

LSDM-ja, partia të cilën e drejton Zoran Zaev, paska filluar ta zbatojë dygjuhësinë në shtabin zgjedhor në Shkup, duke dashur kështu të tregojë se nuk është si Gruevski. Mirëpo, është e qartë se ky është vetëm mashtrim, pasi që dygjuhësia nuk zbatohet me dëshira dhe me vullnete, por me ndryshime të thella juridiko-kushtetuese.  Dygjuhësia është çështje e së drejtës së shqiptarëve si populli që përbën rreth 40% të shtetit, e jo çështje e tabelave në zyrat zgjedhore të partive politike. Prandaj, Zaev këtë e ka vetëm fushatë zgjehdore dhe përpjekje për mashtrim, që të mbajë disa shqiptarë që janë anëtarë dhe zyrtarë të kësj partie, por edhe të marrë votat e shqiptarëve. Pra, rrengu është që të copëzohet edhe më tej vota e shqiptarëve në Maqedoni, edhe pse edhe ashtu është e copëzuar ndërmje disa partive idiote shqiptare me frymëzime të ndryshme që nga ato filosllave e deri te ato oreintale arabo-islamike. Gjithashtu, janë të dëmtuara me mospërfshirje të duhur të shqiptarëve në lista zgjedhore, dhe me majorizim të një numri të madh fiktiv të zgjedhësve sllavomaqedonas. Pra, Zaev tregohet më finok, sepse po mundohet që përfaqësimi i shqiptarëve në Kuvendin e Maqedonisë të pakësohet edhe më shumë, dhe fuqia e tyre të zvogëlohet maksimalisht. Prandaj, nuk duhet besuar këtij farë njeriu që ksneofobinë ndaj shqiptarëve mundohet ta fshehë me elegancë, përlundër paraardhësit të hershëm të tij, Gligorov që e kishte shpërfaqur hapur. Duhet thënë dhe nuk duhet harruar kurrë se politika sllavomaqedonase është po aq ksenofobe, institucionet shkencore dhe fetare janë o aq ksnofobe sa edhe politika dhe institucionet shkencore dhe fetare serbe. Ato janë pjesë e strategjisë serbo-ruse për Ballkanin dhe nu e kanë ndërmend të ndryshojnë. Asnjë votë nuk duhet të shkjë për partitë sllavomaqedonase, dhe edhe ata që deklarohen shqiptarë ortodoksë duhet të votojnë për partitë shqiptare, në mënyrë që përfaqësimi i shqiptarëve në Kuvendin e Maqedonisë të jetë më i madh, në mënyrë që të kenë fuqinë e duhur që të imponjnë ndryshime të tilla kushtetuese që do të përfshinin të drejtat e shqiptarëve si popull shtetformues, dhe rrjedhimisht edhe përfaqësimi i tyre të bëhet në përputhje me kontributet e tyre politike, ekonomike etj.