Dylberët shqipfolës janë kryesisht njerëz të mirë

04.03.2019 21:35:35

 

Nga Aurel Dasareti,

Kur rrethet e ngushta planifikojnë se çka do të bëjnë dhe nuk i japin llogari askujt, zë të ecë guximshëm korrupsioni. Vetëm njerëzit e lirë mund t`i mbrojnë qëndrimet e veta dhe nderin e fortë për një përfundim të përbashkët, përkrahin interesat e kombit para interesave personale.

Mua më pëlqen për të qëndruar drejtë në këmbë, të goditi në dru të kalbur dhe të shikoj se çfarë krimbash po zvarriten prej tij.

***

Këngë e hareshme

Frynë era e thyhet dera

e Kuvendit të stërmbushur

me ashik e me dylbera. 

***

Nuk ka arsimim apo sasi të arsimit që mund ta largojë pisllëkun/idiotësinë që gjendet në kokën e kuqe të kazanit të droguar (të shtetit amë), të gënjeshtarit kronik (të Kosovës) dhe merimangave tjera dembele që të ngjitet e nuk të shqitet.

Tradhtia nënkupton mashtrim apo dështim, veçanërisht veprime të drejtuara kundër Sigurisë ose Pavarësisë shtetit. Qeveritarët (politik-bërësit) e caktuar të dy shteteve shqiptare, por jo vetëm, domosdoshmërish të arrestohen menjëherë dhe dënohen me burgim të përjetshëm për veprat penale:

 

  • Tradhti të Lartë (krim kundër Kushtetutës së shtetit).
  • Tradhti ndaj Vendit (krim kundër pavarësisë dhe sigurisë së shtetit).

Shqiptarë! Lëreni konfliktet midis jush. Bashkohuni menjëherë kundër kalbësirave, vetëm ashtu mund të ndalim copëtimin e mëtejmë të vendit dhe largimin masiv nga trojet, eksodin me pasoja të tmerrshme, vdekjeprurëse për shqiptarët!

***

Një shtet duhet të mbrojë veten kundër çdo kërcënimi ndaj sovranitetit të saj dhe një shoqëri (komunitet kulturor) duhet të mbrojë veten kundër kërcënimeve të identitetit të saj. Një shtet pushon të jetë një shtet, kur sovraniteti i saj është marrë prej saj dhe një komunitet kombëtar pushon të jetë vetvetja kur ky identitet i përbashkët të shembet ose të lihet mënjanë. Është çmenduri e pastër për të lejuar kalbësirat të shkatërrojnë vendin, apo të lejojmë  burokratët pushtet-uritur të BE-së për të kontrolluar Shqipërinë.

Kushdo që është i gatshëm të sakrifikojë lirinë e tij për një çast në siguri, nuk meriton as lirinë dhe as sigurinë.

***

Problemi kryesor i dramës së sotme gjithëkombëtare është kapja e shtetit amë dhe Dardanisë nga dylberët më të mëdhenj që i ka lindur toka arbërore ndonjëherë. Dhe, të tillët e vazhdojnë misionin e tyre të copëtimit të vendit, sepse aspak nuk i frikohen askujt, nuk funksionon një shtet ligjor që t`i ndëshkoje. Ekziston rreziku i madh që brenda muajve Kosovën ta gjejë copëtimi i radhës. Nëse kjo ndodhë, brenda 7-8 viteve Serbia dhe Greqia do ta marrin edhe Shqipërinë, kjo sipas logjikës ushtarake, ku sulmet dhe “çlirimet” e territoreve të “okupuara” nuk ndalen përderisa janë të suksesshme.

Vetëm ai që flet për atë që ka provuar të ngjall besim. Për kujtesën, përshtypjet janë një mbresë më e thellë se sistemet më të mira dhe metodat e të menduarit më të arrira.

***

Thuhet: “Bëre detyrën tënde, kërko të drejtën tënde”! Edhe unë jam njëri prej atyre bashkatdhetarëve që kanë dhënë kontributin e vet, të mbushin plot kontot “Vendlindja Thërret”, por jo vetëm. Ishin ato lek të mbledhura për qëllim të ruajtjes së jetës së luftëtarëve, dëshmorëve të lirisë, por ama “komandantët” e vetëshpallur i vodhën parat e gjakut, u pasuruan vetë, e kapën shtetin të cilin tani e shesin dhe nuk i dhanë askujt përgjegjësi. Njëri prej atyre hajdutëve, kohëve të fundit thotë: “Secili shqiptar sot i ka 2-3 milion euro pasuri”!

Janë të denjë për urrejtje. Shumë dëshmorë do të ishin në jetë (njëherësh, shumë armiq nuk do të ishin…) sikur ato financime të shkonin atje ku duhet. Dhe, ne nuk mund të presim diçka pozitive prej kriminelëve që kanë kapur vendin. Kuptohet, unë nuk i gjeneralizoj sendet, “ofendimet” e mia përherë u drejtohen vetëm atyre që e kanë mizën nën kësulë.

***

Ndihemi inferior ndaj fqinjëve, prandaj i krijojmë vetvetes komplekse të vlerës së ulët. U lejojmë gjithmonë të tallen me ne dhe të na shfrytëzojnë.

Opinionit shqiptar i nevojiten mediat e lira, dhe nuk i nevojiten kalemxhinjtë e pavlerë! Ne patjetër të mbrojmë çdo ishull të vogël të atdheut (brenda dhe jashtë kufirit të imponuar) dhe të mendojmë për gjeneratat e ardhshme.

Në trojet shqiptare të drejtat e kriminelëve  janë më të rëndësishme se siguria e kombit. Kjo për arsye se vetë ata që kanë për detyrë t`i mbrojnë interesat e vendit dhe kombit janë kryekriminelë. Dhe, faktikisht të tillët nuk duhet t`i quajmë shqiptarë, por të degjeneruarit.

Nuk duhet të udhëhiqemi nga sorollop, por nga njerëz që proceset i vlerësojnë në mënyrë objektive, dhe kur ju vlerësoni objektivisht proceset nuk është e vështirë të parashikosh të dhëna se çfarë do të ndodhë.

Njeriu nuk ka nevojë të ketë një diplomë në artet figurative për të kuptuar se pikturat e Dylber Kazanit janë vizatuar në dehje të rëndë, jo vetëm nga kanabisi.

***

Kriminelët janë produkt i edukatës dhe kulturës familjare. Dy shtetet shqiptare duhet të ishin në kërkim të atyre që keqpërdorin apo shkelin ligjin, por ata që paguhen dhe që kanë për detyrë t`i kërkojnë dhe t`i dënojnë ata që shkelin ligjin nuk e bëjnë këtë sepse vetë ata janë ligj-shkelësit kryesor, kryekriminelë. Pra, Shqipëria dhe Kosova, Ligjet (të shkruara në letër) i kanë ndër më të përsosurat që ekzistojnë në gjithë rruzullin tokësor e më gjerë, por ama ato nuk zbatohen.

Për ardhmërinë e shqiptarisë luan vetëm një rol simbolik se në cilën periudhë është bërë më tepër kundër kriminalitetit, jetësorja është se dy shtetet shqiptare (dhe politik-bërësit shqipfolës të FYROM-it) janë të zhytura deri mbi fyt në korrupsion dhe krimin e organizuar, por kush t`i dënoje kriminelët? Kriminelët? Për ta kuptuar se cili qeveritar, politik-bërës etj është kriminel le të shikojmë pasuritë e tyre. Deri para se me i hy profesionit gjoja se politik-bërës, ishin pa brekë dhe pantallonat e rreckosura i lidhnin me sixhim, e tani kanë pasuri marramendëse. Si? Qysh? Në shtetet demokratike, sidomos kur janë në pyetje prokurorët, gjyqtarët, qeveritarët etj për një shkelje të ligjit (ryshfet 2000-3000 euro) dënohen me 20-30 vjet burg; ndërkaq në botën shqiptare të tillëve u qëndisen këngë trimërie/patriotike…

***

Manipulimi i dikujt nënkupton të udhëheqësh ose të ndikosh dikë në një drejtim të caktuar dhe të dëshiruar, shpesh në mënyrë të fshehtë. Do të thotë të ndryshosh diçka në një mënyrë dinake, për diçka që i shërben qëllimeve tuaja. Shembull: Manipulimi i votave, manipulimi i tenderëve, manipulimi i diasporës…

Rrjeti merimangës: Sa më e madhe është dobësia e viktimës e cila është bërë e dukshme për manipuluesin, aq kontroll më të mirë ka ai mbi prenë e tij.

Zgjohuni më! Jeni të manipuluar. Shpëtojeni veten nga rrjeti i merimangës, qartësojeni dhe kthjelltësoni mendjet, ballafaqohuni me realitetin! Ku duhet të shkojë kufiri?

Thellësia qëndron tek qartësia dhe kthjelltësia.

Realiteti është një shkreptimë që fërgëllon brenda çdo guri. Nëse ti nuk e nxit, guri mbetet gur, qyteti qytet (bërlloku bërllok) kështu gjithçka mbetet e përgjumur në iluzionin e gjërave, deri atëherë kur ti me rrymën tënde elektrike me tension të lartë e përplas me “realitetin” vezullues.

Që një njeri, gjatë jetës së tij të nderojë gjithnjë shpirtin dhe të përbuzë natyrën, të jetë gjithnjë “modern” dhe kurrë konservator (apo anasjelltas), duket e virtytshme, koherente dhe këmbëngulëse, por edhe fataliste dhe e pakuptimtë, si ai që do të donte vazhdimisht vetëm të hante apo vetëm të flinte. Megjithatë, në botën shqiptare të trojeve dhe diasporës, gjithë lëvizjet politike apo fetare themelohen mbi premisën që një sjellje tërësisht e pakuptimtë, të jetë e mundshme dhe e natyrshme.

Ne endemi mbi tokë, gjithnjë në udhëtim dhe shpesh tundim kapelën dhe përshëndesim një udhëtar tjetër, atje poshtë në luginë, i cili nuk duket më dhe ndoshta është zhytur plotësisht në errësirë.

 * Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)