Dyshohet se janë aksidentuar Bekim Jashari dhe dy pjesëtarë të FSK-së në një aksident në Drenas (Foto)

30.09.2016 14:32:23

Bekim Jashari, djali i komandanti legjendar Adem Jashari, ka pësuar aksident komunikacioni.

Ai është aksidentuar në fshatin Zabeli i Ulët, komuna e Drenasit, i kanë thënë portalit drenicasot.com, dëshmitar në vendin e ngjarjes.

Siç shihet në fotot e siguruara nga portali  në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku kanë  pësuar lëndime edhe dy persona të tjerë, pjesëtarë të FSK-së, ndërsa nuk dihet nëse Bekim Jashari ka pësuar lëndime.

 Po ashtu në këtë rrugë janë krijuar edhe kolona të gjata.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës konfirmoi për Telegrafin aksidentin në Zabel të Ulët, ndërsa tha se të lënduar janë tre persona.

Bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa njëra prej tyre është veturë zyrtare.

1

2

3