Dyvjeçari qëllohet për vdekje me revole, derisa ngjarja e tmerrshme është transmetuar live në Facebook (Foto/Video, +18)

15.02.2017 16:28:19

Një djalë dyvjeçar është vrarë në Chicago gjatë të shtënave me armë nga një bandë, derisa e gjithë ngjarja e tmerrshme është transmetuar live në Facebook.

Lavontay White ishte në veturë me tezen dhe të dashurin e saj, kur një burrë ua ndërpreu kënaqësinë duke qëlluar me revole në drejtim të veturës së tyre.

Tezja e vogëlushit e cila është shtatzënë në ato momente po filmonte rrugëtimin e tyre, dhe në videon e publikuar shihet duke dalë me vrull nga vetura pas të shtënave me armë.

Lavontay është fëmija i tretë që është qëlluar për vdekje gjatë kësaj jave në Chicago.

Në video mund të shihet se si tezja dhe i dashuri i saj po këndonin së bashku me nipin që ishte ulur pas, kur papritmas një burrë ua zë rrugën dhe fillon të qëllon me revole në drejtim të tyre.

Pas të shtënave të kobshme kanë mbetur të vdekur në vend Lavontay dhe i dashuri i tezes së tij, derisa ajo është qëlluar në bark, por për fat të mirë fëmija në bark dhe ajo janë jashtë rrezikut për jetë.